100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Luftimet me grekun në Kallarat (Korrik 1914).

 Luftime vetëmbrojtëse të kallaratasve kundër forcave andarte greke. Në vijim të pushtimit të vijave të fundit në Kurvelesh, deri 300 forca greke të përbëra nga ushtarë dhe andartë, të veshur të gjithë me rroba civile, të ardhura rishtas nga Korfuzi nën komandën e kapiten Leonidhës, në mëngjesin e 14 korrikut, ndërmorën një sulm të befasishëm në drejtimin Pilur- Kallarat. Forcat greke, përgjatë kreshtës së m. të Vetëtimës, në vendin ku ndahen m. i Kallaratit nga i Himarës, u ndeshën në zjarrin e befasishëm të çetës së Kallaratit. Sulmi u përsërit disa herë duke futur forca të reja. Vullnetarët kallaratas u tërhoqën më në thellësi, duke zënë vijën Lartësitë e Gjothanasit- Kodrat e Valit të Mesëm dhe pjerrësitë jugëperëndimore e perëndimore të m. të Bogonicës.

Lexo më shumë...

Dëshmorët e Kallaratit të luftës me grekët (1912-1914)

Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi u vranë në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilat donin që prej andej të zinin luginën e sipërme të Shushicës. Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi u vranë në luftimet e zhvilluara më 14 korrik 1914 me andartët grekë që sulmuan nga disa drejtime fshatin e Kallaratit.

Lexo më shumë...

Dëshmorët kallaratas të kryengritjes së vitit 1847.

 Dervish Aliko Qejvani (Kallarati), Lame Sinan Petani, Birbil Hasan Toçi dhe Meçe Haxhi Meçaj qenë ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit. Dervish Alikua kishte qenë kajmekam i kazasë së Delvinës. Bashkë me Lame Petanin janë ndër nënshkruesit e letrës që krerët e kryengritjes i dërguan mbretit Oton të Greqisë më 15 gusht 1847 për t'i kërkuar ndihmë.

Lexo më shumë...

Besëlidhja e Kallaratit (20 korrik 1943).

Takim i kallaratasve për të mbajtur qëndrim të përbashkët gjatë LANÇ. Në zbatim të detyrave që shtroi Konferenca e Pezës (shtator 1942), pas një pune të gjatë sqaruese, nga militantët antifashistë Mustafa Matohiti, Memo Meto, Bexhet Mema etj., më 20 korrik 1943, në Basha u mblodh populli i Kallaratit për të lidhur besën për luftë pa kompromis kundër pushuesve fashistë e bashkëpunëtorëve të tij. Mbështetur në arritjet e deriatëhershme (krijimi Këshillit ANÇ, çetës territoriale e aksioneve të saj), u kërkua dhe u sigurua forcimi i unitetit rreth Frontit ANÇ.

Lexo më shumë...

Çeta territoriale e Kallaratit (LANÇ)

Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. Çeta, fillesat e veta i ka me krijimin e njësitit të armatosur të Kallaratit (pranverë e vitit 1942, me 12 veta). Në nëntor 1942 ajo u riorganizua, duke marrë emrin "Mumin Selami", me komandant Veip Balilin dhe komisar Adil Petanin (dëshmor).

Mori pjesë në çlirimin e nënprefekturës së Gusmarit më 28 Nëntor 1942, zhvilloi luftime të ashpra me forca italiane e mercenare të Halil Alisë në betejën e Gjormit (dhjetor 1942-janar 1943), në shtator 1943 mori pjesë në çarmatosjen e trupave italiane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Himarë, si dhe në luftime me forcat gjermane pranë garnizoneve italiane; në nëntor- dhjetor 1943 zhvilloi luftime në bashkëveprim me forcat e Zonës së Parë Operative në qytetet Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Kiçok, Gllavë, si dhe në Luginën e Mesaplikut dhe në Kurvelesh.

Lexo më shumë...

Faqja 4 nga 6

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi