KALENDAR DATASH E NGJARJESH HISTORIKE TE KALLARATIT Disa nga ngjarjet historike më të rëndësishme në shërbim të luftës çlirimtare të popullit shqiptar, luftë në të cilën edhe Kallarati dha ndihmësen maksimale të mundshme për arritjen e çlirimit të vendit më 29 nëntor 1944 janë:
Rreth Kallaratit
Kohët e fundit Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi një varg emrash të figurave të shquara për emërtim rrugësh të qytetit. Ndër ta u miratuan edhe një pjesë nga emrat e figurave të shquara kallaratase që kishte propozuar Shoqata “Kallarati”. Emrat e kallaratasve që do t’u vihen disa rrugëve të qytetit […]
Pas djegies së fshatit në rrëzë të malit të Bogonicës nga andartët grekë më 1914, fshatarët tanë zbritën dhe ndërtuan shtëpitë e tyre pranë tokave të tyre poshtë në ultësirë. Mirëpo këto toka ndodheshin të shpërndara në tërë territorin e Kallaratit, prandaj edhe shtëpitë e ngritura në ato toka ishin […]
A e dini se Kallarati edhe pse nje fshat i vogël deri në vitin 1992 ka patur 4 Deputete te Kuvendit Popullor? Dhe këta janë: 1-Duze Bajramaj në 3 legjislatura 2-Sulltana Gjonbrataj në 2 legjislatura 3-Sihat Tozaj në 5 legjislatura 4-Gafur Shameti në 1 legjislaturë
NË RRUGËN E JETËS, NGA ÇIZE XHAFERAJ Të shkruash për Kallaratin dhe banorët e tij, të djeshëm e të sotëm, është jo vetëm një detyrim moral, por më së pari edhe një detyrë për cilindo që është pjesë e tij. Gjatë gjysmës së dytë të shek. 20, fshati i Kallaratit […]
Në përgjigje të rubrikës “Cili është mendimi juaj?”, unë nga tregimet e të parëve, të ardhura nga brezi në brez, di që fshati ynë,Kallarati, ka qenë i vendosur në Kunjovë dhe kufizohej nga jug-perëndimi me Kuçin, nga lindja me Rexhinin, Nivicën e Gusmarin, nga veri-lindja me Bolenën dhe nga veri-perëndimi […]
Mbi origjinën e emrit të fshatit tonë “Kallarat” deri më sot ekzistojnë disa variante, por më të lakueshmit janë dy: Varianti i parë jepet në Enciklopedinë e Kurveleshit, ku thuhet se emri “Kallarat” rrjedh nga një emër njeriu Kallojer që quhen disa larva bretkosash, duke u shndërruar në Kallojerat e […]
Në mes të Labërisë së thellë, në të dy anët e Lumit të Vlorës, sapo ai ka marrë startin, në këmbët e malit të Bogonicës, shtrihet Kallarati. Nga të rrallët fshatra të dyzuar, njëri përballë tjetrit, si ne legjendë: një i gjallë, tjetri i vdekur (i djegur), por me rrënojat […]
Kallarati. Fshat i K. Poshtëm, pjesë e komunës së Vranishtit të rrethit të Vlorës (JP), në të dy anët e rrjedhjes së sipërme të Shushicës. Kufizohet nga lindja me Bolenën, nga jugu me Kuçin, nga perëndimi me Pilurin dhe Himarën, kurse nga veriu me Vranishtin. Kallarati ka një sipërfaqe me […]