Lindi në Kallarat më 26 tetor 1917. Në prill 1944 Pasi rreshtohet në radhët e Brigadës VIII Sulmuese dhe mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo brigadë. Pas çlirimit shërbeu në repartet e Kufirit. Më 15 janar 1946 vritet në Zgranokë të Bilishtit, në luftime me monarko-fashistët grekë. […]
Lindur në Kallarat më 15 prill 1922. Në fillim të vitit 1942 u lidh me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ka qenë zëvendëskomisar i çetës territoriale “Mumin Selami” dhe sekretar i celulës së PKSH që nga muaji korrik i vitit 1943. Në fillim të vitit 1944 kalon në formacionet partizane në Pezë […]
Luftime vetëmbrojtëse të kallaratasve kundër forcave andarte greke. Në vijim të pushtimit të vijave të fundit në Kurvelesh, deri 300 forca greke të përbëra nga ushtarë dhe andartë, të veshur të gjithë me rroba civile, të ardhura rishtas nga Korfuzi nën komandën e kapiten Leonidhës, në mëngjesin e 14 korrikut, […]
Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi u vranë në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilat donin që prej andej të zinin luginën e sipërme të Shushicës. Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi u vranë në luftimet […]
Dervish Aliko Qejvani (Kallarati), Lame Sinan Petani, Birbil Hasan Toçi dhe Meçe Haxhi Meçaj qenë ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit. Dervish Alikua kishte qenë kajmekam i kazasë së Delvinës. Bashkë me Lame Petanin janë ndër nënshkruesit e letrës që krerët e kryengritjes i dërguan […]
Takim i kallaratasve për të mbajtur qëndrim të përbashkët gjatë LANÇ. Në zbatim të detyrave që shtroi Konferenca e Pezës (shtator 1942), pas një pune të gjatë sqaruese, nga militantët antifashistë Mustafa Matohiti, Memo Meto, Bexhet Mema etj., më 20 korrik 1943, në Basha u mblodh populli i Kallaratit për […]
Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. Çeta, fillesat e veta i ka me krijimin e njësitit të armatosur të Kallaratit (pranverë e vitit 1942, me 12 veta). Në nëntor 1942 ajo u riorganizua, duke marrë emrin “Mumin Selami”, me komandant Veip Balilin dhe komisar Adil Petanin (dëshmor). Mori pjesë në […]
Formacion luftarak vullnetar popullor i fshatit Kallarat. Përbëhej nga 57 luftëtarë me komandant Feim Çeli Strati (shih). Në ditët e para të Luftës së Vlorës ishte në rezervë dhe nuk mori pjesë. U aktivizua në mësymjen e përgjithshme të forcave kryengritëse më 11 qershor 1920. Çeta e Kallaratit, në bashkëveprim […]
Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. U krijua me zbarikimin e forcave greke me Spiro Milon në krye (shih) më 8 dhjetor 1912 me bij të Kallaratit, që gjendeshin në Himarë duke i pritur ata me armë. Andartët kapën dhe internuan 5 kallaratas në Korfuz, prej të cilëve shpëtoi vetëm […]
Formacion luftarak vullnetar i fshatit Kallarat. Çeta përbëhej nga 26 luftëtarë kallaratas nën komandën e Hodo Kalem Shakaj dhe udhëheqësit shpirtëror Sinan Lame Petanit. Morën pjesë në mësymjen e forcave të Kurveleshit të 9 shkurtit 1878, të drejtuara nga Myslim Gjoleka (shih) kundër forcave greke të zbarkuara nga Korfuzi e […]