Më ngjisin shkallët e një ëndrre, errësira më zbret një qytet, mbi flokët e vajzave dritat zgjohen korale, anës rrugëve këndojnë makina të dashuruara, dy pemë vogëlushe, kukafshehtazi luajnë me mua, shtëpia zgjat kryet, përgjon hapat e kthimit tim dhe turmën cigane që ikën me erën, njeriu i vogël me […]
Ora dymbëdhjetë, mesnatë, ky tram që m’i përkund mendimet më rrëfen ëndrrat e natës, Hyn Nikua dhe era të pëshpërin, Kristua me fishekzjarre mbjell buzëqeshje, Vangjeli duke kalëruar mëzin lodër, Vjen dhe Melihaja me shaminë e bardhë që ia nduk faqet. Hëna vizaton në qelq, kokën e madhe të […]
Qielli pikon qumësht, zogjtë sjellin mëngjesin dhe aromën e vesës, nata mbyll grilat, vetëvritet, ngjyrat dhe rrugët fillojnë të çelen gjinj të vegjël, të mëdhenj, lypësi im personal veshur kravatë dhe kostum, s’pranon më mëshirë, të dielave është pushim, qeni barbon, më vështron me sy fëmije, belbëzon, njerëz të hekurosur […]
Trami, balenë stërmadhe, ka mbyllur gojën. Njerëzit ngjajnë peshq të ngjyrosur, me rrobat e ndritshme si luspa. Ky burrë i lexon ulur mendimet bri gruas me celularin ngjitur pas veshit. Dy arlekinë pasqyrohen në xhamin përball. Fëmija brenda meje zgjohet, zgjat duart, i ledhaton. Qeni pekinua lëpin buzët dhe imazhin […]
Këtu rrugët janë të ngushta, në rresht për një ecin njerëzit, nën portikët e ulët të dyqaneve dhe shtëpive. Hapat djersijnë kujtesën e këmbëve. Fjalët puthin qafë femrash gjizbuluara. Plaku mustaqelli i bën shoqëri pelikanit Petro dhe mullinjve me erë. Nga qoshja përballë vogëlushi zbulon botën, derdh buzëqeshje. Akuariumi gjigand […]
Rruga drejt qytetit ka pluhur, sy anës pemëve. Makinat që zhurmojnë janë lodrat e fëmijërisë sime, Ky burrë u bën roje bletëve dhe kujtimeve. Në fusha qentë lehin, ruajnë dhëntë dhe zërin. Autobuzi sjell ndenjëse të zbrazura dhe mendime. Ky zotëria pranë meje thotë: -qyteti nuk është më fëmija […]
Sot s’më hahet, nga ballkoni përtej del ngopja, i kalon të 100 kilet, më përshëndet me një lëkundje dore që i ngjan lavjerësit. Në tavolinë pjatat flenë me ca gërhima që s’durohen, pas pak vjen vetmia me pëllumbat e saj, ma përlan sofrën time besditëse, mërzitem dhe bëj gati […]
Përplaset dera, hyn ai, sytë i ka të verdhë, duart jeshile, kokën katrore, brenda xhepave rri fshehur fëmija, e nxjerr, i blen akullore, lodra, të puthura, rrotullon botën në karuzel, tregon rrugën ku u rrit, shtëpinë e vogël me baçen e madhe, qenin larush tek bredhërinte dhe gjyshen topolake që […]
Bie shi në oborr dhe në shpirtin tim, nuk kam ombrellë, strehë nuk kam, vetëm një qiell dhe katër mure që ma rrethojnë qenien, duke u vyshkur, tkurrur brenda meje. Macen e zezë e shoh të laget, tavolinën të gjëmojë si tambur, mbulesat, fantazma të vallëzojnë, krevatin të ngrihet, të […]
Çapon, godet bastunin në rrugën drejt kishës, troket orët e tij të mbetura, asfaltin e zi që hap derën, nga del e bukura e dheut shndërruar në flutur, krahët e ylbertë përplas, në flokët e tij shekullorë vendos, të jetojë dhe të vdesë. Dora kurdis zemrekun, ecën dy hapa, ndalon, […]