Shkove për punë në Tiranë, që i vogël çilimi, se halle të kishnë rarë, doje të mbaje shtëpi, atje u njohe me shokë, dhe u lidhe për Shqipëri, po spiunëtë s’të lanë, së shpejti u re në sy. Internim tyja të dhanë, që të rrije në shtëpi, Kallarat e jo […]

Dolla që kur dolli ylli, shkova lart nga Trëndafili,* Dëgjova një zë bilbili, në Mëlleza tek burimi, gjeta dy sorkadhe pylli, armatosur si Tafili, sa hije që u kish ylli! I pyeta se ku jini, dhe shokëtë ku i kini? Se kam një letër nga Këshilli, me njëherë ato më […]

Nga Drashovica u turrë, kodrat e Vlorës i zunë, luftuan e dot si ç’kulë, e kish forcuarë shumë, gjerdhe me tela kish ngulë, po u gjënd dhe këjo punë, gunat për mbi tela vunë, nga llogoret i përzunë, në Vlorë brënda i shpunë, Selam Musai furtunë; Selami me shokë shumë, […]

Çet’ e parë në mal dolli; dolli malit për liri, bëri thirrje an e mbanë, në të gjithë Labëri, me njëherë u mbëlodhë, s’meti burrë në shtëpi. Beunë si qëndrë zgjodhë, çetat u bënë gati, u ndanë nëpër sektorë, filloj lufta me furi, Llogora me Kot e Gjormë, brënda natës […]

Te kalaja në Kaninë, dolli çeta me Salinë, rreth kalasë u radhinë, e rrethuan ushtërinë; s’u la shteg se nga të dilë, një plumb goditi Salinë; u ndez lufta në Kala, mitralozi pushim s’ka, majë vreshtave mbëdha, Muhedini bën hata, Muhedini bën gërdinë, me Toto Bolenë trimnë, për mbi tela […]

    Po të qan jot’ ëmë! O, kodër më kodër, Nuredin i nënës, djal’i vetëmo! Tyj të kishte nëna, dhe s’kam tjetëro. Të vranë fashistat, armiqt’ e vatanit. Aferim të qoftë, O djal i Selamit, që e derdhe gjakun, si sorkadhi malit, dhe vadite barin, si ves’ e beharit. […]