Ka vite, i mungoj vendit tim,flas gjuhë të huaj, më lodh shumë,si të mbaj mes dhëmbëve një kontinent të tërë, fjalët e gjuhës sime e çajnë përmes, currila të ftohtë që ngjethin.Nëpër ballë rrjedhin çurg dete të kripur,nëpër sqetulla përplasen lumenj,vendi im, më i rëndi,m’i përthyen gjumin dhe shpirtin,kam vënë kurriz.Sa herë […]

Në këtë kllapi të syrit rri një qiell tjetër,aty të kam vendosur,të më ruash një vend, do të të sjell lajme të reja,do të të tregoj për shiun që rrjedh brenda meje,ti tani banon në një mungesë të madhe,edhe unë jam në një mungesë të madhemegjithatë takohemi. Rrobat e tua, këpucët, […]

Vangjeli shet armë. Kristua ilaçe,dyqanet përbri. (Irakliu i përshëndet çdo mëngjes “mirëmëngjesi”dhe çdo mbrëmje “mirëmbrëma”. Vesh gjithnjë kostum gri).Hyn vdekja te Vangjeli, porosit dy revolverë. Te Kristuaantibiotikë. Kanë xhiro të mirë. Nuk thërrasin si te tregu i mishit.Hyn vdekja prapë, kërkon plumba te Vangjeli. Te Kristua qetësues.Ngatërron dyert vdekja, kërkon thika te Kristua,te […]

Këtu te ky shesh rrinte Zeusi,biri i Kronosit dhe i Reas. Kur lindi,Kronosi, babai, deshi ta gëlltiste,por nëna, Rea, i dha një gur… dhe shpëtoi Zeusipa të s’do të kishte Olimp.Këto do t’i mësosh rrugës së gjatë,mes shkurreve e rrapeve që të çojnë atje.Rrugës nuk ka perëndesha Hera, Athina, Afrodhiti ndanë […]

Atë ditë ndodhën ngjarje të mëdhapaparacët u shqyen anembanë,po për vetëvrasjen më të madhe të shekullitnuk folën as në gazeta, as në ekranë.Qirinj të zakonshëm ishin,prej dylli, prej parafine disa,me një fill të hollë spangoje në mes,të thjeshtë, të paçuditshëm ata.Diçka si errësirë ndjenë përreth,një rrëqethje njerëzore, drithëtirë,ndaj i bënë […]

E çuditshme kjo Athina,nuk ka fund e as fillim,nga rrëmuja e nga trishtimingjaka pak me shpirtin tim.Grumbuj, grumbuj, thyer, prishur,ca kujtime kot i ruaj,si Athina ca skulpturashpirtdërrmuara si mua.Po kur nata bie e dritat,ndrijnë kurvat, epshi ndizet,ndiej Sokratin tek pi helmin,shoh Eskilin kur vetëvritet.Një O’Nas* e pushton botën,ndryshket kryqi bizantin,njëqind […]

Gur,tek ti e kërkojbiografinë e fisit tim.Pak te fytyra e Deas,pak te shpellat e Velçës,pak te muret e Krujës,pak te gryka e Kaçanikut.Gur –  armë,gur – shtëpi,gur – libër,gur – përjetësi.1983

Te ky rrap i madh thellë është futur dhe jeta dhe vdekja, dhe kënga dhe lufta. Pemë degëgjera, zemërgjera pemë, ç’u bë Hajredini? Nën rrap ç’e prenë! Jeta jonë fort, në brigje lumenjsh, u shtrëngua, ja, dhe kur brigjet shternin, mbi lumenj prej gjaku lulëzonte rrapi. Trembëdhjetë bilbila ishin edhe mbenë, lule e bukurisë, ç’u bënë bilbilenjtë? Gjethet nëpër vjeshtë tutje i hedh era dhe me dhimbje […]

Ndjej dikë që më flet,diçka ndjej të më prekë.Gjymtyrë prindërish mos janë,që dalin nga nëntoka,merakosur  për ne?Sa mjegulla çahet,vetëtima bëhet udhë,gjymtyrët e dashura futen prap ndën dhé.1979

Sonte e mbolla një këngë,po s’ishte këngë, po brengë,as brengë nuk ishte, as dert,atëherë çfarë është vërtet?Në mallit i thua je këngë,në këngës i thua je brengë,në brengës i thua je dert,atëherë çfarë është vërtet?Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, i thua brengë apo këngë,i thua këngë apo dert,atëherë çfarë është […]