Këtu pihet, Kasua e ka mjekrën prift, prift nuk është, as shkrimtar, si shkrimtar të rrëfen për Disenë, që dikur… “Dikur, prej kohërash që s’mbahen mendtë paska zbarkuar në fshatin tonë buzë detit, aty qenka martuar me një perí.., Lenie, Lenie ia thoshin emrin…!”, thotë, duke pirë rakinë e holluar […]

(Vlorës në fundjavë vere) Qyteti fle, nuk flenë llozhrambledhësit, me fshesa të mëdha fshijnë maskat, hedhur, bishta cigaresh në trotuare, dasmat shurdhojnë gjumin, imagjinatën e ftojnë në tryezë. Bosh qyteti, sa bosh në këtë orë?! Vetëm hijet e banokan këtë qytet? Disa thonë, e kanë fajin dasmat, disa, deti me […]