Në këtë rrugë ka gjurmë hapash, disa të vogla, të mëdha, disa gjysma, të reja disa. Po t’i ndjekësh do të të shpien te shtëpia e braktisur në fund të rrugicës. Do të hapësh derën, ose do të hysh me një të shtyrë brenda, është e kalbur si kujtimet. Do […]
Andi Meçaj
Ai iku, mbylli derën, jo, dera e mbylli atë. Rruga me shami në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti, jo, shamia me rrugën në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti. Deti me pulëbardhat e zeza dhe kapelen e kuqe, e futi në anije, jo, […]
Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri do të ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bërtasësh, fjalën e tyre të fundit dyert e thanë, të trokiturat ndalohen me ligj, tashmë ka humbur fletankesa jote, dhe trupi rebelohet, duart […]
Jam kthyer përsëri, përsëri nuk dihet se ku shkova, një tjetër që rrobat dhe hapat e mia kishte veshur, si zakonisht në ora tetë mbërriti. Të hapur e gjeti derën, zemrën e gruas si zakonisht të mbyllur. Të parën shqelmoi veten, pastaj muret, dritaret nga frika shkundën xhamat dhe shkoi […]
Ku vete kështu, mes ngatërresash kaq e sigurtë dhe ikën, ikën si ditë nga kafazi i natës, për të hedhur vellon në krahët e virgjërisë sonë, duke pirë qiellin në kupë çaji, rrugicën tonë në çantën e tualetit e fut, pasqyrë të vogël, e vogël por e lumtur për ne, […]
I dashur Andi, po të shkruaj edhe një herë për poezitë e tua dhe po të risjell sërish ato që shkruajta mbrëmë natën, paçka se siç thotë edhe Herakliti nuk mund të pijmë dy herë ujë në të njëjtin lumë. Por sot, kur më erdhën edhe fotot e pikturave të […]
ANDI MEÇAJ E KA SHKRUAR “PËRGJIMIN” SIKUR TË KËNDONTE “MAMMY BLUE” Në librin me poezi “Qyteti Fle Në Xhepin Tim”, të Andi Meçajt*, botuar në Athinë 2006, është edhe poezia: PËRGJIM Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri do të ankohen, […]
U lind më 6 qershor 1975, Vlorë. Më 1994 ka mbaruar liceun artistik për pikturë në Vlorë dhe po në këtë vitë mërgon në Greqi ku hap një ekspozitë pikture vetiake të vlerësuar nga shtypi vendas. Është fitues i çmimit të parë në tregim i konkursit letrar “Pranvera 2001”; i […]