Rruga drejt qytetit ka pluhur,  sy anës pemëve. Makinat që zhurmojnë  janë lodrat e fëmijërisë sime,  Ky burrë u bën roje bletëve dhe kujtimeve. Në fusha qentë lehin, ruajnë dhëntë dhe zërin. Autobuzi sjell  ndenjëse të zbrazura dhe mendime. Ky zotëria pranë meje thotë: -qyteti nuk është më fëmija  […]

  Sot s’më hahet, nga ballkoni përtej del ngopja, i kalon të 100 kilet, më përshëndet me një lëkundje dore që i ngjan lavjerësit. Në tavolinë pjatat flenë me ca gërhima që s’durohen, pas pak vjen vetmia me pëllumbat e saj, ma përlan sofrën time besditëse, mërzitem dhe bëj gati […]

Përplaset dera, hyn ai, sytë i ka të verdhë, duart jeshile, kokën katrore, brenda xhepave rri fshehur fëmija, e nxjerr, i blen akullore, lodra, të puthura, rrotullon botën në karuzel, tregon rrugën ku u rrit, shtëpinë e vogël me baçen e madhe, qenin larush tek bredhërinte dhe gjyshen topolake që […]

Bie shi në oborr dhe në shpirtin tim, nuk kam ombrellë, strehë nuk kam, vetëm një qiell dhe katër mure që ma rrethojnë qenien, duke u vyshkur, tkurrur brenda meje. Macen e zezë e shoh të laget, tavolinën të gjëmojë si tambur, mbulesat, fantazma të vallëzojnë, krevatin të ngrihet, të […]

Çapon, godet bastunin në rrugën drejt kishës, troket orët e tij të mbetura, asfaltin e zi që hap derën, nga del e bukura e dheut shndërruar në flutur, krahët e ylbertë përplas, në flokët e tij shekullorë vendos, të jetojë dhe të vdesë. Dora kurdis zemrekun, ecën dy hapa, ndalon, […]

Këpucët veshën këmbët e zeza të Mohamedit, njërin sy e ka të lagur, njërën mëngë të ngrënë, hunda i ka ngrirë, e heq, e fut në xhep, hunda fillon të këndojë një melodi kurvash, Mohamedi dëgjon megjithëse pa vesh. Rruga fillon të ecë, ecin dhe këpucët veshur këmbë të zeza […]

  Duke parë një buburezë të balsamosur në dritare, loti qau, bashkë me të unë.   E di, një ditë do të kthehet, ushtria milionëshe do të shqyejë mishin.   Ndërsa ne mbas dritareve do të mërmërisim “Ç’dhëmbë të tmerrshëm paskan buburezat?”   Nga Andi Meçaj

E vesha krahëve këtë ngjarje të vrarë, jo se kam ftohtë, por tështij dhe nëse tështij, nxjerr ndodhira me arinj dhe njerëz, dhelpra dhe jashtokësorë, domethënë kam frikë, frika të bën për të qeshur, unë qaj, dhe iki me kokën në duar, ta nxjerr shëtitje.   Nga Andi Meçaj

Anës rrugëve do të gjesh sy varur nëpër pemë, frutat i hëngri toka duke na goditur me farat e tyre.   Do të gjesh njerëz të mbirë fushave, lulëkuqet i hëngri toka duke na konturuar me të kuqen e tyre.   Anës rrugëve do të gjesh sy të pjekur, të […]

Kam hapur krahët, sigurisht duhet të përqafoj dikë, ndoshta shtëpinë e viteve që ikin sëprapthi, ndoshta shiun që do t’u rikthehet réve, apo atë qenin e zi të zotit Andon, kur flet në tre gjuhë të huaja kafshësh. Zgjas krahët, i hap, i hap, i hap, përqafoj shtëpinë, e shkul […]