Te ky rrap i madh thellë është futur dhe jeta dhe vdekja, dhe kënga dhe lufta. Pemë degëgjera, zemërgjera pemë, ç’u bë Hajredini? Nën rrap ç’e prenë! Jeta jonë fort, në brigje lumenjsh, u shtrëngua, ja, dhe kur brigjet shternin, mbi lumenj prej gjaku lulëzonte rrapi. Trembëdhjetë bilbila ishin edhe mbenë, lule e bukurisë, ç’u bënë bilbilenjtë? Gjethet nëpër vjeshtë tutje i hedh era dhe me dhimbje […]

Ndjej dikë që më flet,diçka ndjej të më prekë.Gjymtyrë prindërish mos janë,që dalin nga nëntoka,merakosur  për ne?Sa mjegulla çahet,vetëtima bëhet udhë,gjymtyrët e dashura futen prap ndën dhé.1979

Sonte e mbolla një këngë,po s’ishte këngë, po brengë,as brengë nuk ishte, as dert,atëherë çfarë është vërtet?Në mallit i thua je këngë,në këngës i thua je brengë,në brengës i thua je dert,atëherë çfarë është vërtet?Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, i thua brengë apo këngë,i thua këngë apo dert,atëherë çfarë është […]

Këneta fle, ka dymijë vjet,në gji të saj fle një qytet.Në gjumë dhe statujat janë,baltë e kallama mbi to ranë.E shpuar koha me shigjeta,në zë bretkose e mbytur jeta.Gjëmon nën dallgë historia,ku dashuria! Ku tragjedia! Mbi gjethe reje, lule e artë,një diell çel, një hënë hap.Këtu jam unë, sa shekuj s’di,njeri […]

Puliste sytë. Çast që s’përtëriteshmë shfaqesh shpesh ti para sysh, pareshtur,aty ngadalë, aty i vetëtimshëm,aty me vrull, aty i zbehtë, i heshtur.Kaluan orë… gënjehet vetja vallë?Një grimë lumturi, të lumturon?Një grimë gazi a i bën dot ballëzemrës që rreh si deti kur dallgon?Se zemra e saj rrihte pranë meje,te zemra […]

Prilli ka një ditë me gënjeshtraprilli me petale sheshet mbushbrigjeve verdhon lulegjineshtravajzave u digjen faqet prush.Muaj më të bukur s’ka se prillidalin djem e vajza në lëndinëdhe kur në blerim i vesh jeshilindajnë si buqeta dashurinë.Kur ndonjërës  i kërcen pak barkue tregojnë me gisht, jo si më parëmërmërit e gjora […]

Nuk është Vlora e fëmijërisë,fustani i vockël prej basme u shkurtuadhe rrugëzat ( bishtalecat kostëra1 që fuste në gojë )u zvogëluan, u zvogëluan.Natën, sa herë nga shtëpia vidheshime na mblidhnin këto bishtaleca rrugëzame shtëpitë e vockëla si rruaza.Këtu kaloi Flamuri me palët te koka e bardhë e Ismailit,ndën këta qemerë,kërrusur, kur […]

Po të pres e dashur, te ky trung i lashtë.Ky ulli i moçëm me degët e tijmbulon heshtjen time,ky ulli i moçëm,që rrënjët ka shtrirë thellë lashtësisë.Kushedi se ç’dorë e mbolli këtu,ndoshta dy të rinjsi unë e ti,dy stërgjyshër tanë,që as varr, as emër përmbi tokë s’kanë.Kushedi sa herë u […]

Çupa ime emër s’ka,çupa ime s’ka krevat,është e vogël çupa ime,po do rritet pak nga pak..Edhe nisëm babagjyshin,ik e ik me shkop në dorë,kapto vite, kapto shekuj,porsi male me dëborë.Babagjyshi ik e ik,vajti hyri në kështjella,rapsodive u trokiste,si një mysafir te dera.Dhe u kthye babagjyshi.çupën puthi mu në ballë:-Ah, kjo […]

Nuk kishte shpatë. Një pendë të vogëldhe një dorë të vogël – trëndafil të bardhë,dy bebëza prerë nga agimet mbi Frashër,një zemër, që rrihte, Shqipëri, tik-tak.Ndodhka që dhe me pendë të vrasësh shumë,përshembull natën, përshembull urrejtjendhe të ndezësh një flakë të bukur, të bukur,duke djegur nga malli dhe dashuria veten.Dhe […]