(Fabul (jo)sipas Ezopit) Bretkosat ishin të mërzitura. Vinin rrotull kënetës së paanë dhe shqyheshin në thashetheme. Nuk mund të thuash që diskutonin, sepse bretkosat nuk dinë të diskutojnë, të japin mendim apo të bëjnë debat. Pse? Sepse bretkosat nuk dinë të dëgjojnë. Jo se kanë defekt nga veshët, po kur […]

Dola si zakonisht atë mëngjes shtatori për frapenë te Flizvua. Mes rrepeve të lashtë, që fëshfërinin nga era, gjeja qetësinë e vendit tim, të cilin e kisha braktisur prej më se tetë vitesh. E preferoja lokalin Goody’S edhe për rrepet edhe për lirësinë e çmimeve, por edhe sepse aty mblidheshin […]

Ai hyri pa trokitur kur Nameti digjej nga ethe të forta gripi, dridhej dhe sytë i qenë ndezur nga shkëndija, ca të flakëruara e ca të shuara, si pluhur hiri. Ai foli pa u ulur, pa i dhënë dorën, përpëliste qerpikët, as u mundua të kërkonte të falur që tjetri […]

                Në fillim zhurmën prapa derës e dëgjoi Nameti. Sapo e kishin gjetur shtëpinë e re që u duhej: dy dhoma të vogla, një korridor, që e nxinte edhe bibliotekën, ku vunë tavolinën e vogël sa për t’u ulur. I kishin rregulluar të […]

Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda në atë dollap të madh, kapi me dhëmbë këpucën e majtë, pikërisht kur ajo, bashkë me këpucën e djathtë, po luteshin si përditë të dilnin përjashta, të visheshin e të shkelnin në udhët e botës, në shi a në diell, […]

Ka vite, i mungoj vendit tim,flas gjuhë të huaj, më lodh shumë,si të mbaj mes dhëmbëve një kontinent të tërë, fjalët e gjuhës sime e çajnë përmes, currila të ftohtë që ngjethin.Nëpër ballë rrjedhin çurg dete të kripur,nëpër sqetulla përplasen lumenj,vendi im, më i rëndi,m’i përthyen gjumin dhe shpirtin,kam vënë kurriz.Sa herë […]

Në këtë kllapi të syrit rri një qiell tjetër,aty të kam vendosur,të më ruash një vend, do të të sjell lajme të reja,do të të tregoj për shiun që rrjedh brenda meje,ti tani banon në një mungesë të madhe,edhe unë jam në një mungesë të madhemegjithatë takohemi. Rrobat e tua, këpucët, […]

Vangjeli shet armë. Kristua ilaçe,dyqanet përbri. (Irakliu i përshëndet çdo mëngjes “mirëmëngjesi”dhe çdo mbrëmje “mirëmbrëma”. Vesh gjithnjë kostum gri).Hyn vdekja te Vangjeli, porosit dy revolverë. Te Kristuaantibiotikë. Kanë xhiro të mirë. Nuk thërrasin si te tregu i mishit.Hyn vdekja prapë, kërkon plumba te Vangjeli. Te Kristua qetësues.Ngatërron dyert vdekja, kërkon thika te Kristua,te […]

Këtu te ky shesh rrinte Zeusi,biri i Kronosit dhe i Reas. Kur lindi,Kronosi, babai, deshi ta gëlltiste,por nëna, Rea, i dha një gur… dhe shpëtoi Zeusipa të s’do të kishte Olimp.Këto do t’i mësosh rrugës së gjatë,mes shkurreve e rrapeve që të çojnë atje.Rrugës nuk ka perëndesha Hera, Athina, Afrodhiti ndanë […]

Atë ditë ndodhën ngjarje të mëdhapaparacët u shqyen anembanë,po për vetëvrasjen më të madhe të shekullitnuk folën as në gazeta, as në ekranë.Qirinj të zakonshëm ishin,prej dylli, prej parafine disa,me një fill të hollë spangoje në mes,të thjeshtë, të paçuditshëm ata.Diçka si errësirë ndjenë përreth,një rrëqethje njerëzore, drithëtirë,ndaj i bënë […]