Shumë burra të mirë ka patur e ka Kallarati, që i kanë dhënë vlera historike me bëmat e me mendjet e tyre. Në Qafën e Ubavit grumbulloheshin të tërë, kuvendonin e rregullonin çdo punë të fshatit. Mund të përmendim Telo Zhibajn, Meçan Selamin, Birçe Guxhën, Lelo Jazon, Llano Delon, […]
Vit: 2012
Në një cep periferik të Kallaratit, në krah të djathtë të përroit të Bodeit ndodhet një vend që quhet Varreturke. Ky emër vendi i përbërë nga përngjitja e fjalëve “varret e turqve” tregon që në Kallarat kanë lënë kockat në luftë me vendasit e janë varrosur në atë vend […]
25 prilli i vitit 1944 më kujton e më sjell afër shokët e shoqet partizane që njoha ditën e parë të mbërritjes në Sheper të Zagorisë dhe gjatë veprimeve luftarake në krahinë, në Sopik, qytetin e Gjirokastrës, në Konispol, Berat, Lushnjë, Tiranë, Mal të Zi e deri në Vishegrad […]
Demir Lato Haxhiaj, lindur në Kallarat më 1900 në familjen atdhetare të Haxhiajve, ishte një nga oficerët e parë kallaratas të periudhës para Luftës së Dytë Botërore. I ati i Demirit, Lato Lulo, ishte burrë i mençur e atdhedashës i spikatur që kish luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve […]
-Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të Hamit Qejvanajt- Vitet shkojnë shpejt, pa u kuptuar, sepse vetë jeta është e ngarkuar me probleme nga më të ndryshme. Kështu që, kur në biseda kujtohen shokët e ndarë nga jeta, nuk na besohet. Habitemi, si ka mundësi që vitet kaluan […]
Brigadë, moj Brigad’ e tetë Prill më njëzetepesë Kallaratas nja tridhjetë Në Sheper morën pjesë Atje brigadën formuan Të madhe njësi bashkuan Armikun për ta larguar Shqipërinë për ta çliruar Detyra jon’ e parë Që Kongresin historik Në Përmetin e çliruar E siguruam nga çdo armik […]
Lexoj dhe shfletoj “Mëhalla e Misërgjonajve”, këtë margaritar të çmuar, që më ka reënë në dorë. Është një libër që më solli dhurata të bukura, shpalosi në zemër vendimdjen time e të prindërve të mi, Kallaratin. Përmes kujtimeve të autorit ndoqa një dokumentar të bukur për Kallaratin, për këtë […]
ARRA E “ABAZE” NË QAFËN E UBAVIT, KALLARAT Para pak kohësh doli në qarkullim libri “Misërgjonajt e Kallaratit”, shkruar nga bashkëfshatari jonë i nderuar Namik Abazi. Librin me të vërtetë ia kushton njërës prej mëhallave të fshatit tonë Kallarat, mëhallës së “Misërgjonajt” dhe në këtë kontekst familjes së tij “Abazaj”, […]
U lind më 12 Shkurt 1927 në një familje atdhetare në fshatin Kallarat. Babai i tij Zimo Abazi ka marrë pjesë me armë në dorë në rezistencën kundër shovinistëve grek dhe në luftën e Vlorës në vitin 1920. Ai që nga viti 1943 e ktheu shtëpinë e tij në bazë […]
Këto ditë te nxehta vere na vjen dhe nje deklaratë e nxehtë e ambasadorit danez në Tiranë Karsten Jensen. Kush […]