Të nderuar lexues dhe bashkëfshatarë kallaratas, siç e shihni, gazeta e Shoqatës sonë kulturore-atdhetare me emrin e bukur “Kallarati”, muaj pas muaji e vit pas viti, arriti numrin e 50-të. Mendojmë se nuk është pak për një gazetë shoqate të një fshati të vogël nga numri i banorëve, po […]

I. Më 12 Janar 2003 në qytetin e Vlorës, u themelua Shoqata “Kallarati”, e cila përveç zgjedhjes së Kryesisë së Përkohshme të saj, krahas shumë vendimeve vendosi botimin e Gazetës “Kallarati”, numri i parë i së cilës doli në muajin Mars 2003, me këtë përbërje në redaksinë e saj: Kryeredaktor: […]