Shpesh mendjen lodh duke kujtuar Si munde ti të më robërosh Me buzëqeshje, ledhatime Dhe shpirtin tim ta skllavërosh. Është vërtet shumë e çuditshme Një bukuroshe lozanjare Shpesh rrëmben zemrën e një burri Me lehtësi të madhe fare. Dhe krenaria mashkullore Përkulet, thyhet para teje Ashtu si […]
Krijues & botues Kallaratas
Njohja me krijuesit kallaratas.
Nuk e di si erdha drejt teje Drejt meje s’di si erdhe ti. Veç di që erdha aty ku duhej Aty ku duhej erdhe ti. Si hesht kështu si zog i trembur Kur gjoksin tim ti pranë e ndjen Pulit qepallat, largon gjumin Më fton të vij, pastaj […]
Ju sy të bukur të Elisës Më shoqëroni orë e çast S’e di ç’enigmë ju stolis Veç për mua jeni çark Kur shoh dy sytë e Elisës Vetja më ngjan një Jezu Krisht Që nuk e gozhduan romakët Por shikimi i tyre mrekullisht Dhe me kënaqësi të madhe […]
Ti je si buzë e detit Dhe po deshe mos prano. Save,veç meje, u ke dhuruar buzët? Sa dallgëve buzë e detit U thotë: më kafshoni? Petrit Qejvani, 1969
Shpesh rri mendohem e kujtoj Vitet qe ikën bashkë me rininë Të gjithë ata unë mirë i njoh Enigmë mbeten vitet që vijnë. Petrit Qejvani
Populli s’do qeverinë. (Diçka normale) Qeveria s’do popullin!(Diçka anormale) Nga kjo lindi konflikti. Shqipëria u bë një katraurë… Qeveria qeveris qeverinë Presidenti-presidencën, Çdo shqiptar qeveris veten. Askush Shqipërinë. Petrit Qejvani, mars 1997
Femrat janë seksi i bukur Këtë të vërtetë kushdo e thotë Por nuk do të kishte asnjë vlerë Sikur të mos kish burra në botë… etrit Qejvani, 2014
Të pasurit kërkojnë të bëhen më të pasur Të varfërit të mos jenë më të farfër. -Zgjidhja ? -? Por kjo botë kështu është ndërtuar Dhe sherret do zhurmojnë gjithë jetën. Të pasurit do mendojnë si të pasur Të varfërit, si të varfër patjetër. Dhe kjo për arsyen e […]
Kjo botë shëmtohet sa herë pasuria bëhet qëllim në vetvete dhe e vret njerun. Autori Unë jam njeri i thjeshtë, i zakonshë Dhe këndoj për vete, për njerëz si unë. Por as shqisat, as shija s’më mungojnë Për ta shijuar botën sa të mund. Dhe s’ më vjen turp, as […]
U ngritën pallatet shumëkatësh drejt qiellit. U gëzuam. Qyteti po ndryshonte. Na kish marrë malli për ndërtesa – male. Tani u ngritën kaq shumë pranë njëra– tjetrës. Duke vrarë për vdekje gjelbërimin. Do të na marrë malli për pemët… Dhe një oaz i gjelbërt që thamë se […]