Sot s’më hahet, nga ballkoni përtej del ngopja, i kalon të 100 kilet, më përshëndet me një lëkundje dore që i ngjan lavjerësit. Në tavolinë pjatat flenë me ca gërhima që s’durohen, pas pak vjen vetmia me pëllumbat e saj, ma përlan sofrën time besditëse, mërzitem dhe bëj gati […]
Vit: 2012
Përplaset dera, hyn ai, sytë i ka të verdhë, duart jeshile, kokën katrore, brenda xhepave rri fshehur fëmija, e nxjerr, i blen akullore, lodra, të puthura, rrotullon botën në karuzel, tregon rrugën ku u rrit, shtëpinë e vogël me baçen e madhe, qenin larush tek bredhërinte dhe gjyshen topolake që […]
Bie shi në oborr dhe në shpirtin tim, nuk kam ombrellë, strehë nuk kam, vetëm një qiell dhe katër mure që ma rrethojnë qenien, duke u vyshkur, tkurrur brenda meje. Macen e zezë e shoh të laget, tavolinën të gjëmojë si tambur, mbulesat, fantazma të vallëzojnë, krevatin të ngrihet, të […]
Çapon, godet bastunin në rrugën drejt kishës, troket orët e tij të mbetura, asfaltin e zi që hap derën, nga del e bukura e dheut shndërruar në flutur, krahët e ylbertë përplas, në flokët e tij shekullorë vendos, të jetojë dhe të vdesë. Dora kurdis zemrekun, ecën dy hapa, ndalon, […]
Këpucët veshën këmbët e zeza të Mohamedit, njërin sy e ka të lagur, njërën mëngë të ngrënë, hunda i ka ngrirë, e heq, e fut në xhep, hunda fillon të këndojë një melodi kurvash, Mohamedi dëgjon megjithëse pa vesh. Rruga fillon të ecë, ecin dhe këpucët veshur këmbë të zeza […]
Duke parë një buburezë të balsamosur në dritare, loti qau, bashkë me të unë. E di, një ditë do të kthehet, ushtria milionëshe do të shqyejë mishin. Ndërsa ne mbas dritareve do të mërmërisim “Ç’dhëmbë të tmerrshëm paskan buburezat?” Nga Andi Meçaj
Poeti Muhamet Tartari u kendon bilbilave, gjithë këngëtarëve të këngëve labe që me zërin e tyre të ëmbël i këndojne aq bukur. Një vend të veçantë zënë në këtë poezi edhe këngëtarët dhe rapsodët kallaratas. Kush eshte i zoti ne kenge, T’i mbledhe bilbilat te tere, Capi i lehte e hapi i […]
E vesha krahëve këtë ngjarje të vrarë, jo se kam ftohtë, por tështij dhe nëse tështij, nxjerr ndodhira me arinj dhe njerëz, dhelpra dhe jashtokësorë, domethënë kam frikë, frika të bën për të qeshur, unë qaj, dhe iki me kokën në duar, ta nxjerr shëtitje. Nga Andi Meçaj
Anës rrugëve do të gjesh sy varur nëpër pemë, frutat i hëngri toka duke na goditur me farat e tyre. Do të gjesh njerëz të mbirë fushave, lulëkuqet i hëngri toka duke na konturuar me të kuqen e tyre. Anës rrugëve do të gjesh sy të pjekur, të […]