Erdhi era me fytyra të harruara në pelerinë, era me çaste të fshehura xhepave, era me gungat e fëmijërisë në kokë, era me përkëdheljet e gjyshes në duar, era që kish vite që nuk sillte kaq dhurata. Ajo erë që kundërmon aromë limoni dhe gjellërash, era e shtëpisë sime. […]
Erdhëm, ku erdhëm këtu?! Këtu ku edhe aromat e dikurshme s’gjenden më as kornizave, kornizat kanë 20 vjet mërguar, mërguar, mureve që na shohin të huaj, të huaj na puth dhe dielli, dielli ynë thinjur nga pritja e gjatë, i gjatë malli për gurët, gurët, të vetmit që njohën kthimin, […]
Flas për shiun që biskon ëndrrat, çadrat e dashurive hapen, dëgjohet muzikë e ëmbël, ai tik-tak zemrash në puthje, lot të gjallësh vdesin, lot të vdekurish lindin, një fëmijë mbin mbi kurrizin tënd, shtëpi mbi shpatullat e tjetrit, te supet e Jonës çelin lule, prifti Mihal ka një kishë në […]
I morëm në çantë kaprojtë, lulet, ujin e malit, kabinën e drunjtë, ketrin, hajdutin e bukëve, dashuritë e reja të pishave, puthjet e zbehta të gjetheve, ulërimat pasiononte të ujqërve, fashot dhe shiringat, për shërimin e pyllit, librat e pagojë dhe gurët llafazanë, qenin e Feties që ia kafshonte këpucët […]
Ai qante, kërcente shkallët një nga një, kishte frikë nga luga, ishte i vogël, nëna qeshte, kërcente shkallët dy nga dy, bëhej aeroplan, helikopter, anije, ta hante lugën. Dhe lugë pas luge, u bë i madh, ëndrrat e vogla, kurse nëna u tkurr, një topth lëmsh i bardhë. 2010 […]
-Përse këndojnë natën varrezat?! Më pyeste një i dehur, tek e shoqëroja me një teke, më 11 të natës, në të hyrë të Rrugës së Re, tek pijetorja “Gjashtë gllënjka të shpejta”. Nuk i dhashë kurrë përgjigje, gjithmonë ndërroja bisedë, jo se nuk kisha përgjigje, por më pëlqente pyetja, më […]
Katër pleq lozin letra, Kaçi humbet, Baçi fiton, Thimua shan, Lorua mërmërin. Mbasdite e dielltë prilli, kafeneja e zbrazur fle, pastaj kalon ajo, ajo me gjinjtë kërcënues, minifundin e padukshëm e fytyrën engjëllore, që ua vjedh shikimin, duke i verbuar, vetëm për një çast, çast aq i gjatë, sa harrojnë […]
Diksh më ndjek, mendoi vajza dhe shpejtoi në rrugicën “Psaras”. Ajo është një rrugicë jo shumë e rrahur nga njerëzit, me dyer të frikshme shtëpish dykatëshe dhe degë portokallesh që, të varura në muret ndarëse të tyre, duken sikur do të të kapin në vrapimin tënd, të dalësh sa më […]
Dëgjohet zhurma e hapave të tij dhe ai këngëzim i guralecëve që e bën rrugën të këndshme për në shtëpi, (pas asaj pune të lodhshme me larje pjatash në hotelin luksoz “Interkontinental”), në atë orë të hershme të mëngjesit. Taksitë e fshikin te pantallonat duke i bërtitur me atë zërin […]
Atë ditë dimri, kur dielli digjte me 20 gradë dhe pemët çelnin si në pranverë, macja “klandestine” e hotelit pesëyjor, bënte banja dielli, për shtatë palë qejfe, në tarracën e katit sipëror, atje ku era të shkundte nga çdo anë dhe ndiheshe si nën pushtetin e ca ventilatorëve të […]