Këtu poshtë në një faqe të veçantë do të radhit tre katër këngë të vjetra historike, të mbëledhura prej meje dhe që i përkasin trimave të kryengritjes vitit 1847 dhe që nukë i kam parë të përmëndenë as në një shkrim, as në ato të mbëledhura nga Mexhit Kokalari të […]
Hasan Kallarati
Ishte muaji i korrikut, nëntëqintkatërmbëdhjetë, erdh ushtarët e armikut, erdhë gjiritllij e grekut, ca nga rrëza, ca nga mali, vinin rrugës, vergje, vergje, njëmijëdyqint andarë, njëmijëdyqint dyfeqe, kapiten Kromidha Çollaqi, Çollaqi nga mali erdhi, me Nase Labin të dy, kish dhe nipinë Çollaqi, që ra atë dit aty, vështroi Nasia […]
Ku je nisur e do veç, pse do shkojmë veç e veç? A po kërkon të më vdeç, në moshënë njëzet vjeç? S’të vjen keq pakë për mua, që të kam dash’ e të dua, ç’të keqe ke, pse s’ma thua? Ç’ke që po ndahesh nga mua? Pse harrove dashurinë, […]
Ku janë shokët mi, shokët e fëmijërisë, që kish aqë dashuri, të fisit e gjitonisë, kanë ikur e më s’janë, dhe mua pasë më lanë, gjith ata djem si luanë, disa buq, disa çobanë? Hajmedet moj djalëri, që me hidhërim vajton, bashkëkohësit e mi, qan me lot kur i kujton! […]
Erdhi prendvera, mali jeshilon! ashtu si nga hera vëndi luluzon, u nisnë kopetë, siç është zakon, nga fushatë iknë, dhe në male shkon, çobani beharin, atje e kalon, dhe në fund të vjeshtës, kur fryn e gjëmon, shkon prapë në fushë, kasollen ndërton. Sa gëzim dhe lumturi, të jesh në […]
Na ishte një herë, një aga cigun! Njeri i shëmtuar, fytyrë majmun, ma kishte çifliqe, qindëra hektarë, baça me ullishte, dhe dhën me çobanë, kishte dhe një çupë, po nukë kish djalë, duaj të martohej, mbi gruan e parë, që djalë të bënte, t’i mbante vatanë, po për këtë Çështje, […]
Pse s’digjohetë Xhemili, bejtexhiu patriot, të këndojë si bilbili, ndonjë këngë të na thotë? Ka ca vjet që është ndarë, u nda nga miq e nga shokë, bejtexhiu zëmërbardhë, la këngë pa thënë plot. Ish Xhemili që këndoj, në nëntëqintenjëzet, Luftës që populli bëri, kundra Italianëvet, dhe bejler’e agallarë, i […]
O Çajup burr’i vatanit, i nënësë Shqipëri, që e doje aqë shumë, atje larg në arabi, i mërziturë për hera, që ta shohje në liri, se ish e varfër, e mjerë, ishte nënë robëri, ti Çajup me penë tënde, patriot, poet me mëndë, as u lodhe, as u trëmbe, […]
O moj Vlora heroike, të bukur pamje që ke, një varg, kodra me ullishte, të qëndrojnë për mbi kre, dhe kështjella në Kaninë, e lartë deri në re, Shashica një mal lëndinë, brinja valë dhe pllaje, kyj mal i bukurë shumë, ushqen gjith’ato kope, prapa krahëve një lumë, me zall […]
O ju male legjendare, dhe ju kodra shekullore, ju pyes po s’kini zë, s’kini mundësi shprehore, të më thoni ç’kini parë, se po jini të moshuarë. Kush ka shkuar’e ka ardhë? Kush shkeli mbi kurris tuajë? edhe Zot kë kini pasë? Shqipëtar apo të huaj? Sigurisht që shqipëtarë. N’histori jemi […]