Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi u vranë në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilat donin që prej andej të zinin luginën e sipërme të Shushicës. Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi u vranë në luftimet […]
Dervish Aliko Qejvani (Kallarati), Lame Sinan Petani, Birbil Hasan Toçi dhe Meçe Haxhi Meçaj qenë ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit. Dervish Alikua kishte qenë kajmekam i kazasë së Delvinës. Bashkë me Lame Petanin janë ndër nënshkruesit e letrës që krerët e kryengritjes i dërguan […]
Takim i kallaratasve për të mbajtur qëndrim të përbashkët gjatë LANÇ. Në zbatim të detyrave që shtroi Konferenca e Pezës (shtator 1942), pas një pune të gjatë sqaruese, nga militantët antifashistë Mustafa Matohiti, Memo Meto, Bexhet Mema etj., më 20 korrik 1943, në Basha u mblodh populli i Kallaratit për […]
Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. Çeta, fillesat e veta i ka me krijimin e njësitit të armatosur të Kallaratit (pranverë e vitit 1942, me 12 veta). Në nëntor 1942 ajo u riorganizua, duke marrë emrin “Mumin Selami”, me komandant Veip Balilin dhe komisar Adil Petanin (dëshmor). Mori pjesë në […]
Formacion luftarak vullnetar popullor i fshatit Kallarat. Përbëhej nga 57 luftëtarë me komandant Feim Çeli Strati (shih). Në ditët e para të Luftës së Vlorës ishte në rezervë dhe nuk mori pjesë. U aktivizua në mësymjen e përgjithshme të forcave kryengritëse më 11 qershor 1920. Çeta e Kallaratit, në bashkëveprim […]
Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. U krijua me zbarikimin e forcave greke me Spiro Milon në krye (shih) më 8 dhjetor 1912 me bij të Kallaratit, që gjendeshin në Himarë duke i pritur ata me armë. Andartët kapën dhe internuan 5 kallaratas në Korfuz, prej të cilëve shpëtoi vetëm […]
Formacion luftarak vullnetar i fshatit Kallarat. Çeta përbëhej nga 26 luftëtarë kallaratas nën komandën e Hodo Kalem Shakaj dhe udhëheqësit shpirtëror Sinan Lame Petanit. Morën pjesë në mësymjen e forcave të Kurveleshit të 9 shkurtit 1878, të drejtuara nga Myslim Gjoleka (shih) kundër forcave greke të zbarkuara nga Korfuzi e […]
NJE FSHAT I VOGEL NE BRINJE… Pamja që të afron sot “Fshati i Djegur” më shtyu që të shkruaj rreth asaj ngjarje që la gjurmë në historinë e Kallaratit. La gjurmë sepse u krijua një toponim i ri nga një ngjarje me motive patriotike, atdhedhashëse. La gjurmë sepse mund të […]
” Gjak shqiptari rrjedh në venat e tua dhe nëse po të kushtoj këtë libër të vogël, këtë e bëj që ta kesh gjithmonë pranë vetes, për të mos harruar kurrë mëmëdhenë tënd, gjuhën tënde amtare, vlerën e së cilës e ardhmja do ta njohë .” Kjo është pjesë e […]