Kjo botë shëmtohet sa herë pasuria bëhet qëllim në vetvete dhe e vret njerun. Autori Unë jam njeri i thjeshtë, i zakonshë Dhe këndoj për vete, për njerëz si unë. Por as shqisat, as shija s’më mungojnë Për ta shijuar botën sa të mund. Dhe s’ më vjen turp, as […]
Muaj: Prill 2020
U ngritën pallatet shumëkatësh drejt qiellit. U gëzuam. Qyteti po ndryshonte. Na kish marrë malli për ndërtesa – male. Tani u ngritën kaq shumë pranë njëra– tjetrës. Duke vrarë për vdekje gjelbërimin. Do të na marrë malli për pemët… Dhe një oaz i gjelbërt që thamë se […]
Tek ne Nuk ka kahje të lëvizjes. Mungon shigjeta e orientimit Mund të ecësh si të duash Njëherësh nga lindja dhe perëndimi. Semaforët e jetës shoqërore janë prishur Më keq se semaforët me tri drita të qarkullimit Po deshe vret në mes të ditës Pa patur frikë […]
(për të gjitha rastet e ngjashme) Dikur, një i njohur, që s’e kisha mik, Kërkoi në facebook të bëhej mik me mua. Megjithëse nuk qe ndonjë kënaqësi e madhe, Kërkesa e tij, normalisht, u pranua. Krejt rastësisht, një ditë u kujtova T’i shoh një nga […]
Nuk më donte Dhe thoshte “të dua”. Gënjente veten, A gënjente mua?! Petrit Qejvani
Kohët e fundit janë shtuar njerëzit që shoqërohen me qen. U nda në klasa dhe shoqëria shqiptare Të pasur, të varfër, të tjerët në mes. Si njerëzit u ndanë edhe qentë Secili sipas klasës së padronit të vet. Po nuk e di Do të protestojnë […]
Besoj sinqerisht në ndjenjat njerëzore Dashuria është në fund të fundit Dobësi Njeriu ka nevojë shpesh të vetmashtrohet Perëndia e Dobësisë e ka emrin Dashuri. Petrit Qejvani
Europa kaq afër e nuk e gjejmë dot Si të lozim symbyllazi me fatin tonë E dimë ku duhet të vemi Por s’dimë si të vemi Dhe sillemi rrotull si kali në lëmë Lidhur te huri Dhe ndrrojmë kahun e lëvizjes rrotull tij Sipas alternativave Që nuk […]
Sivjet dhe moti është i vrarë Pranvera dimrit i ngjet fort Dimri i acartë i politikës Po ngrin jetën shqiptare sot. Kurrë kaq plumba nuk qëlluan Në qiell, as ditën e lirisë Gëzhojë e nxehtë të djeg në duar Plumbi i nxehtë të djeg në shpirt. Dhe ndonse […]
Jeta tinzare Befas nxori grushtet Dhe më shenjoi Duke më goditur rëndë Tani që mund të bie lehtë Për të më provuar Nëse qëndroj dot në këmbë Unë, I paepuri para vetes Dhe të tjerëve… Petrit Qejvani, 5.10.2013