Lindi në Kallarat më 10 korrik 1923, por më vonë familja e tij u vendos në Mavrovë. Ka qenë anëtar i çetës territoriale të Mavrovës. Në nëntor 1943 inkuadrohet në Brigadën V Sulmuese. Bie më 4 shkurt 1944 në Salari të Tepelenës, në luftë me forcat gjermane. Me vendim të […]
Lindi në Kallarat më 13 qershor 1923. Në dhjetor 1942 hidhet në radhët e çetës “Hajredin Tremishti” dhe në gusht 1943 inkuadrohet në Brigadën I Sulmuese, me detyrë komandant skuadre. Në radhët e kësaj njësie pranohet anëtar i PKSH dhe në shkurt 1944 emërohet zëvendëskomandant kompanie. Në përbërje të forcave […]
Lindi në Kallarat më 22 korrik 1916. Në dhjetor 1942 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Në nëntor 1944 inkuadrohet në Brigadën XXII Sulmuese. Bie më 20 janar 1945 në luftimet e zhvilluara me forcat gjermane në Turvjak të Vishegradit. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 […]
Lindi në Kallarat më 7 tetor 1924. Në janar 1943 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Në maj 1944 inkuadrohet në Brigadën XII Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Bie më 17 shtator 1944 në luftime me forcat gjermane në tërheqje. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 […]
Lindi në Kallarat më 1918. Vitet e Luftës e gjetën me shërbim në radhët e xhandarmërisë në qytetin e Korçës. Bie në kontakt me njerëzit e Partisë Komuniste dhe, nën ndikimin e tyre, lidhet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ndihmon lëvizjen ilegale në qytet. Veprimtaria e tij diktohet, prandaj detyrohet që […]
Shpjegimi i prejardhjes së emrave të vendeve është një temë shumë tërheqëse. Një temë të tillë ka hapur edhe gazeta “Kallarati”, e cila u bën thirrje bashkëfshatarëve të shfaqin mendimet e tyre për këtë çështje. Pikërisht, në këtë shkrim synojmë të bëjmë etimologjinë e emrit Kallarat. Shpjegimi i prejardhjes së […]
Në Vithkuq të Korçës, ne fushën e Makrezës, më 15 Gusht 1943, gjashtëdhjetë e tre vjet më parë, u inaugurua Brigada e I “S” e UNÇSH, formacioni i pare i madh i rregullt i UNÇSH, me komandant Mehmet Shehun e komisar Tuk Jakovën. Rreth tribunës së ngritur enkas për ceremoni, […]
Këto kujtime janë shkruar aty nga fillimi i viteve ’60. Por për shkaqe që ata të cilët e kanë jetuar atë kohë, i dinë, nuk u dorëzuan për botim. Autori, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese që nga themelimi i saj, kishte një adhurim të veçantë për Mehmet Shehun, komandantin […]
Lindi në Kallarat më 1924. Pasi mbaroi arsimin fillor, u detyrua që qysh në moshë të njomë të futej në punë në guroren e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sjelljet e pushtuesve italianë me qytetarët vlonjatë i ngjallën urrejtjen për fashizmin, urrejtje që, nën ndikimin e fuqishëm edhe të rrethit […]
Lindur në Vlorë më 1957. Mjeshtre sporti në volejboll. Ka luajtur me ekipin e vajzave të “Flamurtarit” të Vlorës. Është aktivizuar edhe në ekipin kombëtar. Është kampione kombëtare dhe fituese e Kupës së Republikës. Ka përfaqësuar sportin shqiptar me ekipin e Dinamos edhe jashtë shtetit. (R. M.) Marre nga Libri “Enciklopedia […]