Nga Drashovica u turrë, kodrat e Vlorës i zunë, luftuan e dot si ç’kulë, e kish forcuarë shumë, gjerdhe me tela kish ngulë, po u gjënd dhe këjo punë, gunat për mbi tela vunë, nga llogoret i përzunë, në Vlorë brënda i shpunë, Selam Musai furtunë; Selami me shokë shumë, […]

Çet’ e parë në mal dolli; dolli malit për liri, bëri thirrje an e mbanë, në të gjithë Labëri, me njëherë u mbëlodhë, s’meti burrë në shtëpi. Beunë si qëndrë zgjodhë, çetat u bënë gati, u ndanë nëpër sektorë, filloj lufta me furi, Llogora me Kot e Gjormë, brënda natës […]

Te kalaja në Kaninë, dolli çeta me Salinë, rreth kalasë u radhinë, e rrethuan ushtërinë; s’u la shteg se nga të dilë, një plumb goditi Salinë; u ndez lufta në Kala, mitralozi pushim s’ka, majë vreshtave mbëdha, Muhedini bën hata, Muhedini bën gërdinë, me Toto Bolenë trimnë, për mbi tela […]

    Po të qan jot’ ëmë! O, kodër më kodër, Nuredin i nënës, djal’i vetëmo! Tyj të kishte nëna, dhe s’kam tjetëro. Të vranë fashistat, armiqt’ e vatanit. Aferim të qoftë, O djal i Selamit, që e derdhe gjakun, si sorkadhi malit, dhe vadite barin, si ves’ e beharit. […]

Shkoji nëna rrëzë malit, dhe pyeti, shokë sepse s’merdhi djali, seç më gjeti? Un moj nënë e kam parë, parë dje, në betejë është vrarë, n’ora tre. Në një luftë me gjermanë, jesh atje, Dhe varrosur ai është, mëngjes dje. Hallall gjinë ja kam bërë, djalit tim, që ka rarë […]