Këtu te ky shesh rrinte Zeusi,biri i Kronosit dhe i Reas. Kur lindi,Kronosi, babai, deshi ta gëlltiste,por nëna, Rea, i dha një gur… dhe shpëtoi Zeusipa të s’do të kishte Olimp.Këto do t’i mësosh rrugës së gjatë,mes shkurreve e rrapeve që të çojnë atje.Rrugës nuk ka perëndesha Hera, Athina, Afrodhiti ndanë […]
Krijues & botues Kallaratas
Njohja me krijuesit kallaratas.
Atë ditë ndodhën ngjarje të mëdhapaparacët u shqyen anembanë,po për vetëvrasjen më të madhe të shekullitnuk folën as në gazeta, as në ekranë.Qirinj të zakonshëm ishin,prej dylli, prej parafine disa,me një fill të hollë spangoje në mes,të thjeshtë, të paçuditshëm ata.Diçka si errësirë ndjenë përreth,një rrëqethje njerëzore, drithëtirë,ndaj i bënë […]
E çuditshme kjo Athina,nuk ka fund e as fillim,nga rrëmuja e nga trishtimingjaka pak me shpirtin tim.Grumbuj, grumbuj, thyer, prishur,ca kujtime kot i ruaj,si Athina ca skulpturashpirtdërrmuara si mua.Po kur nata bie e dritat,ndrijnë kurvat, epshi ndizet,ndiej Sokratin tek pi helmin,shoh Eskilin kur vetëvritet.Një O’Nas* e pushton botën,ndryshket kryqi bizantin,njëqind […]
Gur,tek ti e kërkojbiografinë e fisit tim.Pak te fytyra e Deas,pak te shpellat e Velçës,pak te muret e Krujës,pak te gryka e Kaçanikut.Gur – armë,gur – shtëpi,gur – libër,gur – përjetësi.1983
Te ky rrap i madh thellë është futur dhe jeta dhe vdekja, dhe kënga dhe lufta. Pemë degëgjera, zemërgjera pemë, ç’u bë Hajredini? Nën rrap ç’e prenë! Jeta jonë fort, në brigje lumenjsh, u shtrëngua, ja, dhe kur brigjet shternin, mbi lumenj prej gjaku lulëzonte rrapi. Trembëdhjetë bilbila ishin edhe mbenë, lule e bukurisë, ç’u bënë bilbilenjtë? Gjethet nëpër vjeshtë tutje i hedh era dhe me dhimbje […]
Ndjej dikë që më flet,diçka ndjej të më prekë.Gjymtyrë prindërish mos janë,që dalin nga nëntoka,merakosur për ne?Sa mjegulla çahet,vetëtima bëhet udhë,gjymtyrët e dashura futen prap ndën dhé.1979
Sonte e mbolla një këngë,po s’ishte këngë, po brengë,as brengë nuk ishte, as dert,atëherë çfarë është vërtet?Në mallit i thua je këngë,në këngës i thua je brengë,në brengës i thua je dert,atëherë çfarë është vërtet?Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, i thua brengë apo këngë,i thua këngë apo dert,atëherë çfarë është […]
Këneta fle, ka dymijë vjet,në gji të saj fle një qytet.Në gjumë dhe statujat janë,baltë e kallama mbi to ranë.E shpuar koha me shigjeta,në zë bretkose e mbytur jeta.Gjëmon nën dallgë historia,ku dashuria! Ku tragjedia! Mbi gjethe reje, lule e artë,një diell çel, një hënë hap.Këtu jam unë, sa shekuj s’di,njeri […]
Puliste sytë. Çast që s’përtëriteshmë shfaqesh shpesh ti para sysh, pareshtur,aty ngadalë, aty i vetëtimshëm,aty me vrull, aty i zbehtë, i heshtur.Kaluan orë… gënjehet vetja vallë?Një grimë lumturi, të lumturon?Një grimë gazi a i bën dot ballëzemrës që rreh si deti kur dallgon?Se zemra e saj rrihte pranë meje,te zemra […]
Prilli ka një ditë me gënjeshtraprilli me petale sheshet mbushbrigjeve verdhon lulegjineshtravajzave u digjen faqet prush.Muaj më të bukur s’ka se prillidalin djem e vajza në lëndinëdhe kur në blerim i vesh jeshilindajnë si buqeta dashurinë.Kur ndonjërës i kërcen pak barkue tregojnë me gisht, jo si më parëmërmërit e gjora […]