Çet’ e parë në mal dolli; dolli malit për liri, bëri thirrje an e mbanë, në të gjithë Labëri, me njëherë u mbëlodhë, s’meti burrë në shtëpi. Beunë si qëndrë zgjodhë, çetat u bënë gati, u ndanë nëpër sektorë, filloj lufta me furi, Llogora me Kot e Gjormë, brënda natës […]

Te kalaja në Kaninë, dolli çeta me Salinë, rreth kalasë u radhinë, e rrethuan ushtërinë; s’u la shteg se nga të dilë, një plumb goditi Salinë; u ndez lufta në Kala, mitralozi pushim s’ka, majë vreshtave mbëdha, Muhedini bën hata, Muhedini bën gërdinë, me Toto Bolenë trimnë, për mbi tela […]

    Po të qan jot’ ëmë! O, kodër më kodër, Nuredin i nënës, djal’i vetëmo! Tyj të kishte nëna, dhe s’kam tjetëro. Të vranë fashistat, armiqt’ e vatanit. Aferim të qoftë, O djal i Selamit, që e derdhe gjakun, si sorkadhi malit, dhe vadite barin, si ves’ e beharit. […]

Shkoji nëna rrëzë malit, dhe pyeti, shokë sepse s’merdhi djali, seç më gjeti? Un moj nënë e kam parë, parë dje, në betejë është vrarë, n’ora tre. Në një luftë me gjermanë, jesh atje, Dhe varrosur ai është, mëngjes dje. Hallall gjinë ja kam bërë, djalit tim, që ka rarë […]

Më tridhjet’e nëntë viti, shtatë Prilli më të hyrë. Urdhëron Duçe fashisti, Guxonin me dyzetmijë, aroplana dhe Pamporrë. Shqipërisë çpejt t’i biri. Sarëndë, Durrës dhe Vlorë, edhe tejë nga Shëngjini, kini mëndjen mos hutohi, të shkujdesur të mos viji, se atje rron trimëria, un, e njoh, se ju s’e dini, […]

  Anës lumit zallit bardhë një sorkadhe shkon një këngë të bukur shumë ajo po këndon me një zë porsi thëllënxë dikë dashuron. Do të kthehet nashtinë ndaj dhe po nxiton. Ja kish marrë duke ecë kjo vajza këngës dhe po shkonte me të shpejtë në drejtim të tendës vajza […]

Qesh Bogonica, me kryet lart! Duke shikuarë më të dy kratë, andej detin dhe rivjerën, këtej grykën dhe Shushicën, andej drit’e jetë, begati! Ashtu si në gjithë Shqipëri. Kujton Bogonica jetën e kaluarë, Kohën e vuajtjeve të shëmtuarë, që me shekuj ke provuarë, me luftra e gjak-derdhje pa pushuarë, kujton […]

Nga xhadeja kur kaloj, hedh sytë dhe të shikoj, gërmadhat e’fshatit tim, me lot e zi i kujtoj. Fshati rrëzë malit, nënë hon. I bukur ishte dhe luluzon, po sot më ai, nukë jeton, gurët dhe bari e mbulon, fshati anti, fshat i vjetër, pllajës shtrirë, pllajës ngrehur, radhë si […]