E vesha krahëve këtë ngjarje të vrarë, jo se kam ftohtë, por tështij dhe nëse tështij, nxjerr ndodhira me arinj dhe njerëz, dhelpra dhe jashtokësorë, domethënë kam frikë, frika të bën për të qeshur, unë qaj, dhe iki me kokën në duar, ta nxjerr shëtitje.   Nga Andi Meçaj

Anës rrugëve do të gjesh sy varur nëpër pemë, frutat i hëngri toka duke na goditur me farat e tyre.   Do të gjesh njerëz të mbirë fushave, lulëkuqet i hëngri toka duke na konturuar me të kuqen e tyre.   Anës rrugëve do të gjesh sy të pjekur, të […]

Kam hapur krahët, sigurisht duhet të përqafoj dikë, ndoshta shtëpinë e viteve që ikin sëprapthi, ndoshta shiun që do t’u rikthehet réve, apo atë qenin e zi të zotit Andon, kur flet në tre gjuhë të huaja kafshësh. Zgjas krahët, i hap, i hap, i hap, përqafoj shtëpinë, e shkul […]

Në këtë rrugë ka gjurmë hapash, disa të vogla, të mëdha, disa gjysma, të reja disa. Po t’i ndjekësh do të të shpien te shtëpia e braktisur në fund të rrugicës. Do të hapësh derën, ose do të hysh me një të shtyrë brenda, është e kalbur si kujtimet. Do […]

Ai iku, mbylli derën, jo, dera e mbylli atë. Rruga me shami në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti, jo, shamia me rrugën në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti. Deti me pulëbardhat e zeza dhe kapelen e kuqe, e futi në anije, jo, […]

  Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri do të ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bërtasësh, fjalën e tyre të fundit dyert e thanë, të trokiturat ndalohen me ligj, tashmë ka humbur fletankesa jote,   dhe trupi rebelohet, duart […]

Jam kthyer përsëri, përsëri nuk dihet se ku shkova, një tjetër që rrobat dhe hapat e mia kishte veshur, si zakonisht në ora tetë mbërriti. Të hapur e gjeti derën, zemrën e gruas si zakonisht të mbyllur. Të parën shqelmoi veten, pastaj muret, dritaret nga frika shkundën xhamat dhe shkoi […]

Ku vete kështu, mes ngatërresash kaq e sigurtë dhe ikën, ikën si ditë nga kafazi i natës, për të hedhur vellon në krahët e virgjërisë sonë, duke pirë qiellin në kupë çaji, rrugicën tonë në çantën e tualetit e fut, pasqyrë të vogël, e vogël por e lumtur për ne, […]