(Vlorës në fundjavë vere) Qyteti fle, nuk flenë llozhrambledhësit, me fshesa të mëdha fshijnë maskat, hedhur, bishta cigaresh në trotuare, dasmat shurdhojnë gjumin, imagjinatën e ftojnë në tryezë. Bosh qyteti, sa bosh në këtë orë?! Vetëm hijet e banokan këtë qytet? Disa thonë, e kanë fajin dasmat, disa, deti me […]

Iku, unë prisja, kë prisja?! As tani s’e marr vesh. Iku me erën hajdute të marsit, mbi atë anijen gërdallë të Velos, mori dhe puthje dhe përqafime në valixhe, për dashuritë tona nuk kishte vend, pastaj me një shami ma përkundi dhe ma shkundi pikëllimin e fundit që mbaja për […]

I mbyllëm vitet që rrodhën në kuti të vogla, të mëdha, i ngjeshëm valixheve të çngjyrosura, thasëve plastikë, xhepave që u grisën nga gëzimet dhe hidhërimet. Në flokë thinja, në fytyrë rrudha, në zemra copëza kujtimesh që i lexojmë rrallë. Faturat e dritave dhe të ujit i paguam dje, telefoni […]

I vogël, shtëpia më dukej e madhe, i madh, shtëpia më ngjan e vogël. Muret më njohin, rrinë seriozë, nuk vishen më gaztorë duke më argëtuar si dikur. Nuk është më drethkla që më përqafonte shpesh me degëzat e saj të holla dhe gjethet e mëndafshta, tani gjelbëron dhomën e […]

Shokut tim të ngushtë, Marios, i pëlqente të hidhte mace nga kati i gjashtë, t’u vinte flakën, t’i lëshonte natën nëpër rrugica si flakadanë shëtitës, të mblidhte kaçole nëpër lokale, t’i shtypte me gurë dhe t’ua fitonte gjithë kaçolet e tjera në lojë djemve të lagjes, pastaj të hypte në […]

“Këtu ka mbaruar çdo gjë!, më thotë sivjet Tiku.” “Këtu ka mbaruar çdo gjë!, më tha vjet Tiku.” “Këtu ka mbaruar çdo gjë!, më thoshte parvjet Tiku.”   Këtë më thotë gjithmonë Tiku shoku im i fëmijërisë dhe i rinisë së hershme, Vjen çdo vit disa javë në atdhe për […]

Ndërsa iknim tek një qiell i njohur, për një tjetër shtëpi, të rigjetur pas 16 vitesh, për një tjetër frymëmarrje, ndoshta më të lirshme, për një tjetër qytet, tashmë më të rritur, me faqet dhe ballin tërë blozë, për një tjetër lloj bisedimi me sendet, lulet e kafshët, me njerëzit […]

Erdhi era me fytyra të harruara në pelerinë, era me çaste të fshehura xhepave, era me gungat e fëmijërisë në kokë, era me përkëdheljet e gjyshes në duar, era që kish vite që nuk sillte kaq dhurata.   Ajo erë që kundërmon aromë limoni dhe gjellërash, era e shtëpisë sime. […]

Erdhëm, ku erdhëm këtu?! Këtu ku edhe aromat e dikurshme s’gjenden më as kornizave, kornizat kanë 20 vjet mërguar, mërguar, mureve që na shohin të huaj, të huaj na puth dhe dielli, dielli ynë thinjur nga pritja e gjatë, i gjatë malli për gurët, gurët, të vetmit që njohën kthimin, […]

Flas për shiun që biskon ëndrrat, çadrat e dashurive hapen, dëgjohet muzikë e ëmbël, ai tik-tak zemrash në puthje, lot të gjallësh vdesin, lot të vdekurish lindin, një fëmijë mbin mbi kurrizin tënd, shtëpi mbi shpatullat e tjetrit, te supet e Jonës çelin lule, prifti Mihal ka një kishë në […]