Kur akrepat e orës puthën njeri-tjetrin zilja e telefonit më ftoi ta ngre. Gëzuar vitin e Ri. Ishte një zë gruaje i butë si kadife plot mister në vetminë e dhomës sime të errët. E pyeta kush ishte, i drojtur, se mos më ikte si një […]
Vit: 2020
Përpara kam fotografinë Ulur në stol të pranverës me ty. Ti qesh,qesh dhe unë. Qeshim të dy. I zymtë vështroj këtë pamje Të zhveshur nga vjeshta e ndarjes tani. Dashuria jonë u tha si ai druri i bukur i qershisë, Që e thau thëllimi dimrin që shkoi […]
Vitet ikin një nga një, mikja ime. Gjumi vjen, por nuk më zë, mikja ime. Se kam frikë se s’zgjohem më, mikja ime. Vjesht’e jetës ka trokitur, mikja ime. Portën zemra hap tronditur, mikja ime. Pem’e jetës nis të thahet, mikja ime. Fruta e gjethe […]
Është koha që ikën Është tik-taku i akrepave të sahatit Që rendin pa ndalim Është pamundësia për të qenë Ai , Ajo, që ishe një çast më parë Është imazhi i hirtë prej shkume I fytyrës së nënës së ikur Me buzëqeshjen e ngrirë në cep të […]
Një kukuvajkë po klith lart në kala Duke hapur ca plagë të thella në gjoks të natës Nata dridhet nga klithma e saj Në përgjithësi njerëzit e mallkojnë kukuvajkën Pse vallë?! Petrit Qejvani,1970,Gjirokastër
Kur të vdes… Çfarë? Njerëzit do kujtojnë se dua diçka të çmuar Dhe, si poet, ndonjë objekt poetik do më vendosin mbi kokë. Jo, jo, nga njerëzit asgjë nuk dua, veç, po të duan, kur të vdes, që të mos lodhen duke më çuar drejt varrezës, le […]
E pa era Që lisit iu tha maja Dhe mendoi ta përmbyste Por gaboi Ai kishte ende degë të gjelbra.. Kjo do të thotë Që rrënjët ende gjallojnë Lisi bie Kur i thahen rrënjët… Petrit Qejvani, 5 tetor 2013
Je besimtar i madh i poezisë, miku im sepse besimtarët më të mëdhenj janë poetët, dhe feja më e madhe ( më e lartë) është poezia (sic janë dhe të zhgënjyerit më të mëdhenj) po botën mëkatare që ka humbur udhën për atje ku është […]
Një grua lëkundet në rrugën e pafundme Gruaja mban në buzë Puthjen e hidhur të atij, që e la. Tani ajo është vet e dytë Gjurmët e saj në rrugë Janë dyfish të mëdha. Gruaja nxiton midis kalimtarëve Mbi vetminë e saj rëndon ai që iku (jo që vdiq) […]
Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë Dhe të krijojmë një pranverë të vonë Ku njeri-tjetrit t’i […]