Një fije peri më mban në jetë Një fije peri më ndan nga vdekja Një fije peri më bashkon me ty Një fije peri më ndan nga ti Nëse nuk mund të duhemi, së paku të urrehemi, Sepse në të dy rastet afirmohet prezenca […]
Muaj: Prill 2020
Sa e bukur ishte nata me ty në qendër! Me sytë e tu – burime të magjishëm, Rrethuar nga halat e qerpikëve. Ndjej frymëmarrjen tënde Që vesh me avull botën Dhe buzët e tua – Celësin e dashurisë. Ndjej shpërthimin e trëndafilit të zemrës Dhe paqen e kënaqësisë […]
Gjethe të rëna, kudo gjethe. Njerëzit, trotuaret, bulevardet Lexojnë paragrafet e fundit të vjeshtës Dhe, pa u ndjerë, Dimri, I zymtë, Me pardesynë e qullur të erërave Si regjisor i dështuar, U ul në vargje Duke pirë cigare Dhe, me kamzhikë shirash, Përzuri vjeshtën nga bota. Petrit QEJVANI, […]
Mbrëmë Desdemona ishte në pastiçeri me Otellon Dhe unë u kënaqa kur i pashë të dy Jagua i kërrusur përgjonte pas xhamave Jagua i vetmuar po thinjej në shi… Petrit Qejvani, 1970.
E dashur, Ti s’di ç’është dashuria, Gjersa mbi të ti shkele pa të drejtë. Dashuria nuk është një qilim i shkëlqyer, Ku mund të shkelë Dhe një i tretë. Petrit Qejvani, 1970
Më ngjan sot vetja si në një kopësht Ku s’di se ç’lule të këputësh Më e bukura është vallë ajo, Që të bën t’i lutesh? Petrit Qejvani, 1968
Jam lidhur pas shtyllës së kujtimeve të tua Si qeni pas shkopit në oborr Si qentë pas bushtrave me angullima Pas femrash të tjera nuk shkoj. Kur kalojnë vajzat para meje Nuk flas, por hesht tmerrësisht Tamam si qeni, kur i mungon i zoti Para derës hesht dhe […]
Kjo grua që i mahnit të gjithë Me hiret dhe tekat e saj tek kalon rrugës Që duket si një perëndi bukurie Është një grua e zakonshme Që bën të gjitha adetet që bëjnë gratë… Që gatuan në kuzhinë Që kujdeset për fëmijët Që shpartallon shtratin në […]
Ti më the rastësisht, fare pa kuptim Se një të vdekure s’ke ç’i bën Unë s’e kuptova pse ishte fjala dhe thashë: Kjo vajzë-grua ka luajtur mendsh. Ku ta dija se ty diçka të shqetësonte Në gji, në pjesën më të bukur për një femër Dhe, kur në […]
Këshillë për Aa Ka kohë që nuk të kam parë Dhe të të shoh më, nuk dua, Shëtis i qetë në varrezat e kujtimeve Me qiriun e pendimit në duar. Më ler të qetë në vetminë time, Ku zemra brinjët m’i shkallmon Dhe truri i lodhur nga mendimet […]