Një kukuvajkë po klith lart në kala Duke hapur ca plagë të thella në gjoks të natës Nata dridhet nga klithma e saj Në përgjithësi njerëzit e mallkojnë kukuvajkën Pse vallë?! Petrit Qejvani,1970,Gjirokastër
Krijues & botues Kallaratas
Njohja me krijuesit kallaratas.
Kur të vdes… Çfarë? Njerëzit do kujtojnë se dua diçka të çmuar Dhe, si poet, ndonjë objekt poetik do më vendosin mbi kokë. Jo, jo, nga njerëzit asgjë nuk dua, veç, po të duan, kur të vdes, që të mos lodhen duke më çuar drejt varrezës, le […]
E pa era Që lisit iu tha maja Dhe mendoi ta përmbyste Por gaboi Ai kishte ende degë të gjelbra.. Kjo do të thotë Që rrënjët ende gjallojnë Lisi bie Kur i thahen rrënjët… Petrit Qejvani, 5 tetor 2013
Je besimtar i madh i poezisë, miku im sepse besimtarët më të mëdhenj janë poetët, dhe feja më e madhe ( më e lartë) është poezia (sic janë dhe të zhgënjyerit më të mëdhenj) po botën mëkatare që ka humbur udhën për atje ku është […]
Një grua lëkundet në rrugën e pafundme Gruaja mban në buzë Puthjen e hidhur të atij, që e la. Tani ajo është vet e dytë Gjurmët e saj në rrugë Janë dyfish të mëdha. Gruaja nxiton midis kalimtarëve Mbi vetminë e saj rëndon ai që iku (jo që vdiq) […]
Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë Dhe të krijojmë një pranverë të vonë Ku njeri-tjetrit t’i […]
E dashur, Nuk kam qejf të të shoh kurrë të vrenjtur Se bota më duket e vogël pastaj. (Natyrisht që ndonjëherë do vrenjtesh patjetër) Se qiell të hapur Nuk mund të ketë, Pa patur qiell të vrenjtur. Po kryesorja është që ti, Më shumë të dish të qeshësh. […]
(Peisazh) Qielli e fiku llampën e madhe të diellit dhe ndezi qirinjtë e yjeve, që qyteti im të flinte deri në mëngjes. Ndërsa hëna , kujdestare e qiellit, si një abazhur i zbehtë derdh një dritë të përkorë, aq sa Toka të mos ngatrrojë rrugën natën… Është […]
Nëse dashuri do të thotë Dridhje qerpiku në një kryqëzim shikimesh, Nëse dashuri do të thotë Një buzëqeshje e kthjellët që të fton për më tej Nëse dashuri do të thotë Një puthje e vrullshme e vjedhur ndershmërisht Nëse dashuri do të thotë Një “po” e thellë e mbështjellë me […]
Një ditë nuk do të jemi As unë, as ti. Sigurisht, atëhere as do dashurohemi, As do grindemi si tani. Do të jemi dy copa mjegulle, që lëvizin pa kuptim Nuk do të presim mëngjesin për t’u pajtuar Për grindjen e mbrëmjes Se mëngjese nuk do të ketë për ne […]