Pse s’digjohetë Xhemili, bejtexhiu patriot, të këndojë si bilbili, ndonjë këngë të na thotë? Ka ca vjet që është ndarë, u nda nga miq e nga shokë, bejtexhiu zëmërbardhë, la këngë pa thënë plot. Ish Xhemili që këndoj, në nëntëqintenjëzet, Luftës që populli bëri, kundra Italianëvet, dhe bejler’e agallarë, i […]
Muaj: Qershor 2012
O Çajup burr’i vatanit, i nënësë Shqipëri, që e doje aqë shumë, atje larg në arabi, i mërziturë për hera, që ta shohje në liri, se ish e varfër, e mjerë, ishte nënë robëri, ti Çajup me penë tënde, patriot, poet me mëndë, as u lodhe, as u trëmbe, […]
O moj Vlora heroike, të bukur pamje që ke, një varg, kodra me ullishte, të qëndrojnë për mbi kre, dhe kështjella në Kaninë, e lartë deri në re, Shashica një mal lëndinë, brinja valë dhe pllaje, kyj mal i bukurë shumë, ushqen gjith’ato kope, prapa krahëve një lumë, me zall […]
O ju male legjendare, dhe ju kodra shekullore, ju pyes po s’kini zë, s’kini mundësi shprehore, të më thoni ç’kini parë, se po jini të moshuarë. Kush ka shkuar’e ka ardhë? Kush shkeli mbi kurris tuajë? edhe Zot kë kini pasë? Shqipëtar apo të huaj? Sigurisht që shqipëtarë. N’histori jemi […]
Shkove për punë në Tiranë, që i vogël çilimi, se halle të kishnë rarë, doje të mbaje shtëpi, atje u njohe me shokë, dhe u lidhe për Shqipëri, po spiunëtë s’të lanë, së shpejti u re në sy. Internim tyja të dhanë, që të rrije në shtëpi, Kallarat e jo […]
Dolla që kur dolli ylli, shkova lart nga Trëndafili,* Dëgjova një zë bilbili, në Mëlleza tek burimi, gjeta dy sorkadhe pylli, armatosur si Tafili, sa hije që u kish ylli! I pyeta se ku jini, dhe shokëtë ku i kini? Se kam një letër nga Këshilli, me njëherë ato më […]
Në Kanin e te Basheni**, atje lufton Nase Beni, trim si kyj të rrallë kemi, patriot djalë levendi, bërtit përsipër tu vemi, ju breshka qën ku po veni, ju do shporri doni s’doni, se kyj është vatan joni. *Për këtë dhe shumë merita të tjera, Thanas Beni pas çlirimit të […]
Mu te shkolla me përralle, bëhej fest e hidhej valle, viti ish nëntëmbëdhjetë, muaji i njëmbëdhjetë, dita e njëzetetetë, ishte Dita e Flamurit, Dita e Flamurit tonë, që u ngre më dymbëdhjetë, nga Ismahili në Vlorë, populli ishte mbëledhë, ishte mbëledhë në shkollë, nxënësit po këndojnë, Hymnin e Flamurit tonë, […]
Njëzet maji dit e marë, Xhevahiri me Meçanë*, të tre dhe me Xhelo Branë, postës në Pilur i ranë, me një sulm brënda i vanë, karabinier italianë, poshtë bregut u shpërndanë, rraqet në vënd i lanë, dhe një mushk e disa armë i muarr’ e iknë e vanë, Mattera me […]
Nga Drashovica u turrë, kodrat e Vlorës i zunë, luftuan e dot si ç’kulë, e kish forcuarë shumë, gjerdhe me tela kish ngulë, po u gjënd dhe këjo punë, gunat për mbi tela vunë, nga llogoret i përzunë, në Vlorë brënda i shpunë, Selam Musai furtunë; Selami me shokë shumë, […]