Një grua  lëkundet në rrugën e pafundme Gruaja mban në buzë Puthjen e hidhur të atij, që e la. Tani ajo është vet e dytë Gjurmët e saj në rrugë Janë dyfish të mëdha. Gruaja nxiton midis kalimtarëve Mbi vetminë e saj rëndon ai që iku (jo që vdiq) […]

    Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë Dhe të krijojmë një pranverë të vonë Ku njeri-tjetrit t’i […]

  E dashur, Nuk kam qejf të të shoh kurrë të vrenjtur Se bota më duket e vogël pastaj. (Natyrisht që ndonjëherë do vrenjtesh patjetër) Se qiell të hapur Nuk mund të ketë, Pa patur qiell të vrenjtur. Po kryesorja është që ti, Më shumë të dish të qeshësh.   […]

      (Peisazh) Qielli e fiku llampën e madhe të diellit dhe ndezi qirinjtë e yjeve, që qyteti im të flinte deri në mëngjes. Ndërsa hëna , kujdestare e qiellit, si një abazhur i zbehtë derdh  një dritë të përkorë, aq sa  Toka të mos ngatrrojë rrugën natën… Është […]

Nëse dashuri do të thotë Dridhje qerpiku në një kryqëzim shikimesh, Nëse dashuri do të thotë Një buzëqeshje e kthjellët që të fton për më tej Nëse dashuri do të thotë Një puthje  e vrullshme e vjedhur ndershmërisht Nëse dashuri do të thotë Një “po” e thellë e mbështjellë me […]

Një ditë nuk do të jemi As unë, as ti. Sigurisht, atëhere as do dashurohemi, As do grindemi si tani. Do të jemi dy copa mjegulle, që lëvizin pa kuptim Nuk do të presim mëngjesin për t’u pajtuar Për grindjen e mbrëmjes Se mëngjese nuk do të ketë për ne […]

            Një fije peri më mban në jetë Një fije peri më ndan nga vdekja Një fije peri më bashkon me ty Një fije peri më ndan nga ti Nëse nuk mund të duhemi, së paku të urrehemi, Sepse  në të dy rastet afirmohet prezenca […]

    Sa e bukur ishte nata me ty në qendër! Me sytë e tu – burime të magjishëm, Rrethuar nga halat e qerpikëve. Ndjej frymëmarrjen tënde Që vesh me avull botën Dhe buzët e tua – Celësin e dashurisë. Ndjej shpërthimin e trëndafilit të zemrës Dhe paqen e kënaqësisë […]

  Gjethe të rëna, kudo gjethe. Njerëzit, trotuaret, bulevardet Lexojnë paragrafet e fundit të vjeshtës Dhe, pa u ndjerë, Dimri, I zymtë, Me pardesynë e qullur të erërave Si regjisor i dështuar, U ul në vargje Duke pirë cigare Dhe, me kamzhikë shirash, Përzuri vjeshtën nga bota.   Petrit QEJVANI, […]

      Mbrëmë Desdemona ishte në pastiçeri me Otellon Dhe unë u kënaqa kur i pashë të dy Jagua i kërrusur përgjonte pas xhamave Jagua i vetmuar po thinjej në shi…   Petrit Qejvani, 1970.